Mbërrijnë dozat e para Pfizer/ Rinis vaksinimi në Kosovë

Mbërrijnë dozat e para Pfizer/ Rinis vaksinimi në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar të martën 4680 doza të vaksinës Pfizer/Biontech kundër COVID-19, pjesë e parë e 95.000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

Ndërkaq sot do të rifillojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë nga e tërë Kosova.

Procesi i vaksinimit do të vazhdojë të zhvillohet në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00

Sipas njoftimit të MSH-së, “me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër Coronavirusit, këto doza të vaksinave do të përdoren për personelin shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit”.

Një pjesë e madhe e punëtorëve shëndetësorë kishin refuzuar të vaksinohen me vaksinën Astra Zeneca, që më herët erdhi në Kosovë fal programit COVAX.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy