Menaxheri i lokalit të gazetës “Cumhuriyet” është arrestuar nga autoritet turke nën akuzën e fyerjes ndaj Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Senol Buran u arrestua pasi tha se nuk do t’i shërbente çaj presidentit Erdogan raporton "Reuters".
Avokati i tij Ozgur Urfa, tha se ai u arrestua të shtunën vonë pas bastisjes së shtëpisë së tij. Buran menaxhonte një kafene në zyrën e Stambollit të “Cumhuriyet”. Fyerja e Presidentit është një krim i dënueshëm deri në 4 vite burg në Turqi.
Më shumë se 1800 persona janë ndjekur penalisht në Turqi për shkak të të njëjtës akuzë, e në mesin e tyre ishte edhe ish-Mis Turqia.
Buran është burgosur dhe është në pritje të datës së gjyqit nga gjykata, ndërsa Ministria e Drejtësisë duhet të miratojë nisjen e një rasti gjyqësor.
Ai u arrestua pasi një polic tha se kishte atë duke përdorur terma nënçmues ndaj Erdogan duke thënë se do të refuzonte për t’i shërbyer çaj Presidentit në qoftë se ai do të vizitonte kafenenë e tij.



