Toçi: E doja edhe një mandat për të të përfunduar projektet në zonë

Toçi: E doja edhe një mandat për të të përfunduar projektet në zonë

Deputeti i Vlorës, Fatmir Toçi, thotë se do të donte edhe një mandat tjetër 4-vjeçar për shkak të projekteve në zonën e tij. Toçi, një nga deputetët që mbetën jashtë listës së PS-së, thotë se ky vendim nuk ndryshon asgjë në qëndimin e tij as me fushatën dhe as me Ps-në.

“Shumë e kanë menduar të jenë në lista, edhe unë e kam menduar, është shumë e natyrshme, pse të bëj hipokritin, do doja të isha edhe këtë katërvjeçar, se kjo është periudha e projekteve”­ thotë ai.

“Kjo nuk ndryshon asgjë në qëndrimin tim, as me Partinë Socialiste, as me fushatën, ne jemi anëtarë të PS dhe besojmë në këtë forcë politike, te programi i ndryshimeveë të mëdha që kanë filluar ë të gjithë vendin. Listat janë ato që keni parë, unë nuk flas dot për listat e qarqeve të tjera se jot ë gjithë i njoh, unë flas për qarkun e Vlorës, lista relativisht e mirë, e pranueshme, sapo jam njohur me listën i kam telefonuar edhe gjithë kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, i kam uruar suksese. Nuk mund të them që më vjen keq, apo nuk më vjen keq, por të gjithë e kanë dëshirën dhe të drejtën për të përfaqësuar zgjedhësit në parlament, them se përtëritja i bën mirë çdo institucioni”­, thotë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy