Një anije turistike e cila po lundronte në brigjet e Marsa Alam në Detin e Kuq, Egjipt, është fundosur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Autoritetet egjiptiane konfirmuan se vetëm disa të mbijetuar u shpëtuan, ndërsa 31 turistë të kombësive të ndryshme dhe 14 anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që kërkimet po vazhdojnë me përfshirjen e autoriteteve të ndryshme.
The Sea Story, ky është emri i anijes, u mbyt në zonën Wadi El Gemal, teksa po lundronte në një guidë turistike drejt një zone ku kryhen zhytje.
Guvernatori i rajonit të Detit të Kuq, Amr Hanafy, shpjegoi se disa nga të mbijetuarit u transportuan me një avion kërkim-shpëtim, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërsa të tjerët u siguruan në vend deri në mbërritjen e fregatës Al-Fateh.



