Filmi i parë i shkurtër nga Pixar, kushtuar historisë së dashurisë mes dy meshkujve është transmetuar në Disney +.
Greg është protagonist, i gatshëm t’u thotë prindërve të tij se personi me të cilin do të jetojë nuk është femër, por një mashkull i quajtur Manuel.
Filmi me metrazh të shkurtër “Out”, është historia e një rrëfimi ku një burrë me mjekër vendos të jetojë me partnerin e tij dhe të braktisë familjen.
“Out”, krijuar nga Steven Clay Hunter, rizbulon magjinë e çdo filmi të animuar Disney, duke e aplikuar atë në një temë të destinuar për të bërë histori. Edhe pse publiku, pa pushim, ka punuar për të gjetur një referencë për homoseksualitetin në klasikët Disney, qoftë nga Gaston apo Elsa, asnjë personazh i animuar nuk ka qenë kurrë gay. Greg është i pari që ka trajtuar çështjen e dashurisë LGBT.



