Mbi 1.300 ankesa janë dërguar në lidhje me shfaqjen e SuperBowl të këngëtareve Shakira dhe J.Lo.
Familjet amerikane u mblodhën në Super Bowl të dielën për të parë ndeshjen e Kansas City me San Francisko, një nga ngjarjet sportive më të dashura të Amerikës dhe në pushim të ndeshjes interpretuan dy këngëtaret me famë botërore. Pas kësaj, Komisioni Federativ i Komunikimit (FCC) pranoi 1.312 ankesa nga shikuesit në lidhje me shfaqjen e mbretëreshave të popit Shakira dhe Jennifer Lopez.
Sipas ankesave interpretimi i tyre kishte natyrë të tepruar seksuale.
Disa nga ankesat, të cilat u dërguan në CNN nga zyrtarët e FCC, erdhën nga prindërit që mendonin se fëmijët e tyre ishin të ekspozuar në një "shfaqje porno". Të rriturit e tjerë mendonin se shfaqja inkurajonte trafikun e seksit.
Sipas ankesave shikuesit duhet të ishin paralajmëruar për natyrën e performancës, ishte e papërshtatshme për fëmijët etj.
Super Bowl e ndjekin mesatarisht 102 milionë shikues nëpër disa kanale dhe degë transmetuese.



