Bashkëqeverisje me PS, Ivi Kaso: Diversion i kryeministrit për të krijuar përçarje tek opozita

Bashkëqeverisje me PS, Ivi Kaso: Diversion i kryeministrit për të krijuar përçarje tek opozita

Diskutimet për bashkëqeverisje, kandidati për deputet i PD, Ivi Kaso i ka quajtur diversion nga ana e kryeministrit për të krijuar përçarje tek opozita dhe për të motivuar mbështetësit e vet se do vazhdojnë.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Kaso theksoi edhe një herë se nuk do të ketë bashkëqeverisje me PS.

“Është një nga diversionet e kryeministrit. Ne e kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi. Kjo është mënyra se si kryeministri motivon të vetët, është më shumë diversion për të krijuar përçarje edhe tek opozita që është e bashkuar. Edhe Basha e ka theksuar që nuk do të ketë bashkëqeverisje me PS. Do të jemi dëshmitarë kur numrat e 25 prillit do ti japin të drejtë pretendimit tonë që shqiptarët do të votojnë masivisht për ndryshimin që do të shuaj çfarëdolloj iluzioni”, tha Kaso.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy