Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Vjetnam

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Vjetnam

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shtrënguar duart dhe kanë shkëmbyer përshëndetje, derisa liderët janë mbledhur për fotografinë e grupit në samitin ekonomik të Azi-Paqësorit në Vjetnam.

Takimi i shkurtër ka pasuar ditë të spekulimeve se Trump dhe Putin do të mbajnë bisedime formale më 10 nëntor.

Por, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar në fund se dy presidentët nuk do të takohen formalisht.

Zëdhënësja Sarah Sanders ka thënë se takimi nuk zhvillohet për shkak të mospërputhjes së agjendave.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë tensionuar keq për shkak të agresionit të Moskës në Ukrainë dhe ndërhyrjes së saj të dyshuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

 Të vetmin takim ballë për ballë, presidentët Trump dhe Putin e kanë zhvilluar në margjina të një samiti në Gjermani, në muajin Korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy