Avokat nga SHBA për Veliajn, Xama: Presion ndaj sistemit të drejtësisë, studio ligjore është e lidhur me Trump

Avokat nga SHBA për Veliajn, Xama: Presion ndaj sistemit të drejtësisë, studio ligjore është e lidhur me Trump

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Te Paekspozuarit" në MCN,  theksoi se një presion po i bëhet sistemit të drejtësisë dhe gjykatës së apelit para shqyrtimit të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo vuri në dukje se përfaqësuesi i studios ligjore Kasovic, Benson Entores, i cili do të veprojë si vëzhgues në proces, nënkupton që ky rast do të ndiqet me vëmendje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Xama gjithashtu tha se studioja ligjore është e udhëhequr nga Mark Kasovic, një avokat që ka punuar për presidentin Trump dhe ka asistuar në çështje ligjore të nivelit të lartë.

“Një lloj presioni po i bëhet sistemit të drejtësisë dhe gjykatës së apelit përpara shqyrtimit të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, një ditë para seancës.

Fakti që përfaqësuesi i studios ligjore Kasovic, Benson Entores, tha se do të ishte në rolin e vëzhguesit, kishte një nëntekst. Ky nëntekst nënkuptonte se jo vetëm do të shihte se si respektohet procedura dhe e drejta nga ana e personit të dyshuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Erion Veliaj, por edhe që procesi do të ndiqej me vëmendje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse e analizojmë më thellë, studio ligjore Kasovic, Benson Entores, e udhëhequr nga Mark Kasovic, ka një background të veçantë. Mark Kasovic ka qenë një nga avokatët e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai ka asistuar gjithashtu në disa çështje ligjore, duke përfshirë periudhën kur Trump ishte i akuzuar gjatë mandatit të tij të parë, në vitet 2015 dhe 2017.

Megjithatë, ajo që është e rëndësishme të theksohet është se kjo studio ligjore është një nga më të kërkuarat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por fokusi i saj kryesor nuk janë çështjet penale. Ajo merret më shumë me çështje të të drejtës tregtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar.

Po ashtu, kjo studio është një nga më të paguara në SHBA, ku paga e partnerëve të saj arrin nga 250 mijë deri në 450 mijë dollarë në vit. Tarifimi për çështjet që ata marrin përsipër është gjithashtu i lartë, duke varion nga 500 mijë dollarë deri në dy milionë dollarë për një çështje.

Ndërkohë, honoraret për orët e punës të kësaj studioje variojnë nga një mijë deri në dhjetë mijë dollarë.

Nëse është e mundur, kjo çështje do të ndiqet edhe më nga afër nga avokati i përfshirë.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy