Kushdo që arrin në Australi sot do të përballet me një izolim të detyrueshëm 14-ditor në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Njoftimin e ka dhënë kryeministri i vendit Scott Morrison.
"Do të duhet të mësohemi me të dhe me disa ndryshime në mënyrën se si e jetojmë jetën tonë", shpjegoi Morrison. Ai gjithashtu sqaroi se të gjitha anijet e lundrimit do të ndalohen të lëvizin dhe se "fluksi i vizitorëve do të ulet ndjeshëm dhe shumë shpejt".
"Nëse një i njohur i juaji kthehet nga Bali dhe pastaj shkon në punë dhe ulet pranë jush, atëherë ai kryen një krim," shtoi Scott. Në Australi, janë raportuar deri më tani 269 të infektuar nga një numër i madh i rasteve të reja që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të cilat, sipas Morrison, janë "burimi kryesor" i shpërthimit.



