Kandidati për bashkinë Vorë: Berisha me të drejta kushtetuese, jo e drejtë ndërhyrja e Yuri Kim!

Kandidati për bashkinë Vorë: Berisha me të drejta kushtetuese, jo e drejtë ndërhyrja e Yuri Kim!

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në bashkinë Vorë, Lulzim Vrana, reagoi pas deklaratave të bëra sot nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Ai u shpreh në edicionin e lajmeve në MCN TV se Berisha është një shtetas me të drejta kushtetuese në Shqipëri dhe deklarata e ambasadores s’do ndikojë në zgjedhje.

Mendoj që është për elektoratin që të zgjedhë njeriun që duhet. Nuk kam pasur kontakte të drejtpërdrejta dhe ambasadën amerikane. Më 6 mars do zgjedhim alternativën e qeverisjes së bashkisë Vorë. Ne do t’i japim qytetarëve qytetari nëpërmjet institucionit si bashki. Kam marrëdhënie me qytetarët. Berisha është njeriu me të drejta kushtetuese. Do ishte më mirë të mos ndërhynte (Yuri Kim). Sepse të gjitha bashkitë janë të Partisë Socialiste. Nuk është e drejtë ndërhyrja sepse ne kemi bërë një pakt me qytetarët për të fituar bashkinë. Unë besoj se Vorën do ta fitojë ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe kjo ndërhyrje nuk do influencojë te qytetarët, por ndërhyrja s’ishte e mirë sa i përket rrethanave. Ne jemi në një kohë të nxehtë për sa i përket votimeve, se janë më pak së dy javë. Ndërhyrjet, jo se do na trembin por s’janë të drejta”, tha Vrana.

Më herët përmes një postimi në “Twitter” Kim pyeti kandidatët e Berishës, “nëse mbështetësi juaj kryesor është shpallur “non grata” për korrupsion, çfarë po u premtoni votuesve?"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy