Kompania ajrore e fluturimit “Lufthansa” ka kthyer mbrapsht një aeroplan të nisur për në Teheran të Iranit pas një vlerësimi të kushteve të sigurisë në hapësirën ajrore iraniane. Njoftimin e bëri një zëdhënës i “Lufthansa”-s. Avioni LH600, duke u nisur nga Frankfurti, është drejtuar përsëri në qiellin e Rumanisë dhe aktualisht po kthehet në Gjermani. Sipas zëdhënësit të kompanisë, kjo është një masë thjesht parandaluese.



