Zhvillimi i të folurit/ Logopedja Muskaj tregon dallimet mes vonesës në të folur dhe vonesave gjuhësore te fëmijët

Zhvillimi i të folurit/ Logopedja Muskaj tregon dallimet mes vonesës në të folur dhe vonesave gjuhësore te fëmijët

Vonesat gjuhësore janë vështirësi ose vonesa në zhvillimin e të folurit dhe aftësive gjuhësore tek një fëmijë, në krahasim me normat e zakonshme për moshën e tij. Këto vonesa mund të shfaqen në mënyra të ndryshme, thotë logopedja Iva Muskaj.

Në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", ajo shpjegon dallimet mes fëmijëve që kanë vonesa në të folur dhe fëmijëve me vonesa gjuhësore.

Kur flasim për vonesë në të folur, fëmija nuk ka asnjë vështirësi tjetër përveç vonesës në përdorimin e gjuhës së folur. Ai vonon të thotë fjalët dhe ka vështirësi në të folur, por nuk ka probleme me të kuptuarin e gjuhës, reagimet dhe ndërveprimin me të tjerët janë në rregull. Fëmija mund të mos flasë sa duhet për moshën e tij, por merr pjesë në biseda dhe e kupton atë që i thuhet.

Kur flasim për vonesa gjuhësore, kemi të bëjmë me një zhvillim të ngadalësuar të të folurit dhe gjithashtu të gjuhës së kuptuar. Këtu përfshihet jo vetëm vështirësia në të folur, por edhe në të kuptuarin e fjalëve dhe reagimet sociale. Fëmija mund të ketë vështirësi në të kuptuarit e kërkesave dhe mund të mos reagojë siç duhet për moshën e tij. Kjo është një dallim shumë i rëndësishëm, pasi shpesh prindërit ngatërrojnë këto dy gjëra.

Vonesë në të folur është vetëm një ngadalësim në përdorimin e fjalëve, ndërsa vonesat gjuhësore përfshijnë një ngadalësim në të gjitha aspektet e zhvillimit të fëmijës, si të kuptuarit e gjuhës, reagimet, dhe ndërveprimet sociale.

Në disa raste, vonesa në të folur mund të jetë e shoqëruar me vështirësi të tjera zhvillimore të fëmijës. Një fëmijë që ka vështirësi në zhvillimin e aftësive të tij motorike, për shembull, mund të ketë gjithashtu vështirësi në të folur.

Logopedja Muskaj thotë se vështirësitë në të folur janë shtuar ndjeshëm në vitet e fundit, për shkak të disa faktorëve të jashtëm.

 Ndër arsyet kryesore është mënyra se si fëmijët po rriten. 

Mungesa e stimulimit të duhur dhe ekspozimi i tepërt ndaj teknologjisë, sidomos përdorimi i ekranëve që në moshë të hershme, ka ndikim të theksuar në zhvillimin e tyre. 

Ky ndikim negativ është shpesh i padukshëm dhe përfshin jo vetëm komunikimin me të tjerët, por edhe aftësitë sociale dhe njohëse të fëmijës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy