“Proces farsë, Presidenti në Shqipëri i zhvlerësuar”, Tafaj: Në Gjermani përfshihen figura të shquara të shoqërisë (VIDEO)

“Proces farsë, Presidenti në Shqipëri i zhvlerësuar”, Tafaj: Në Gjermani përfshihen figura të shquara të shoqërisë (VIDEO)

Ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN Tv se procesi i zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri është fals. Tafaj theksoi se Presidentit i duhen rikthyer kompetencat e ideuara në Kushtetutë në vitin 1998. Ai solli si shembull modelin gjerman, ku në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit përfshihen jo vetëm deputetë por edhe figura të shquara të shoqërisë.

Ne jemi Republikë Parlamentare dhe kemi modelin e Presidentit të ngjashëm me Italinë dhe Gjermaninë. Por ky model nuk i përgjigjet stadit të zhvillimit të vendit tonë. Nëse sjell si shembull zgjedhjen e Presidentit gjerman. Nuk është pozicion honorifik, është kryetar i shtetit, është kryetar i Forcave të Armatosura, dekreton qeverinë. Funksionet e Presidentit janë shumë të rëndësishme. Fatkeqësisht vitet e fundit pati tendencë për ta zhvlerësuar, për ta zhveshur nga funksioni. Një ditë duhet të rikthehen kompetencat siç kanë qenë të ideuara në vitin 1998. Ka mospërputhje mes Presidentit që kemi në Kushtetutë, dhe stadit të zhvillimit. Për të patur një President faktor, bashkues i forcave politike…Nuk e kam fjalën për zgjedhjen e Presidentit nga populli se pastaj ke shkuar në Republikë Presidenciale.  Ky është proces fals, tre raundet e para kërkojmë konsensus, në raundin e 4 dhe të pestë vendosim vetë se jemi mazhorancë. Nuk të çon te një president që është realisht faktor bashkues, mishërim i unitetit të popullit. Mendoj se mazhoranca do ta zgjedhë vet. Kryeministri s’ka asnjë interes të zgjedh një President që s’është në linjën e tij apo nuk i bindet. Proces politik s’ka pasur dhe s’do ketë, ka qenë e gjitha sajesë”.

Duke u ndalur te modeli gjerman, Tafaj u shpreh:

Nuk e zgjedh vetëm Bundestagu, por një asamble që ka deputetë dhe figura të shquara të shoqërisë. Në zgjedhjen e fundit ishte si delegate një lojtar i shquar i Bajernit apo një shkencëtar i Virologjisë. Kjo krijon mundësinë që të futen në garë edhe figura që s’kanë të bëjnë më politikën. Është shumë i ngushtuar spektri, është kompetencë e madhe që i jepet politikës për ta zgjedhur Presidentin. Do vijë koha që faktorët e tjerë të shoqërisë do marrin pjesë në forumin përzgjedhës”.

Ndërsa komentoi zhvillimet brenda PD-së, Tafaj tha se janë krijuar kushtet që të shkohet drejt një bashkimi.

Po shkohet drejt një procesi që krijon mundësi reale për bashkim. Demokratët kanë folur me votë. 44 mijë demokratë është një votë shumë e fuqishme. Politikanët duhet t’i dëgjojnë këta 44 mijë demokratë. Kushtet janë krijuar që të shkohet në një bashkim. Duhet të ndodhë një ditë e më parë, zgjedhjet lokale janë në prag”.

Sa i takon vendimit të qeverisë për mesataren Tafaj tha se kemi të bëjmë vetëm me një saktësim.

Vendimi i qeverisë as e ka ulur mesataren as e ka ndryshuar për degët e tjera. Ka bërë një saktësim, për ato degë që kanë emërtimin bachelor në mësuesi mund të regjistrohen edhe studentë që s’duan të bëhen mësues. Për grupin tjetër mbetet 7.5. Filtri duhet të jetë më i fortë në master, 8.5. Nuk na duhen shumë në master, mjaftojnë 20-30 vetë. S’ka bachelor që të bën mësues”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy