
Partia Socialiste ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut socialist të Vorës, Agim Kajmaku. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se përshëndet veprimet e organeve të drejtësisë edhe kur ato bien mbi socialistët, duke theksuar se Kajmaku nuk është më pjesë e strukturave të kësaj partie.



