
Kryeministri britanik Keir Starmer e këshilloi udhëheqësin ukrainas Vladimir Zelensky se si të shmangte një tjetër përballje në Shtëpinë e Bardhë, raportoi të hënën NBC News.
Zelensky ndodhet në Uashington për negociata me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe mbështetësit kryesorë evropianë të Kievit. Vizita e tij e mëparshme në shkurt u ndërpre pas një debati të nxehtë me Trump dhe Zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance në Zyrën Ovale.
Sipas NBC, Starmer ishte një figurë kyçe midis zyrtarëve evropianë që e “trajnuan” Zelensky-n se si të bashkëvepronte me Trump. Udhëheqësi ukrainas thuhet se u këshillua të falënderonte Trump-in për ndihmën ushtarake dhe mbështetjen diplomatike dhe të vishte një xhaketë në vend të veshjes së tij të zakonshme ushtarake.
Sipas The Telegraph, ministrat dhe zyrtarët e Britanisë së Madhe e kanë këshilluar Zelensky-n se si të flasë me Trump-in dhe të mos i kursejë elozhet.
Trump dhe Zelensky janë përplasur vazhdimisht në të kaluarën, përfshirë për shkak të refuzimit të Trump për të fajësuar Rusinë për konfliktin në Ukrainë dhe një incidenti në të cilin ai e etiketoi Zelenskyn “një diktator” për shtyrjen e zgjedhjeve nën gjendjen e jashtëzakonshme.



