Kedhi: ACI, një institut për të promovuar vlerat e të djathtës (VIDEO)

Kedhi: ACI, një institut për të promovuar vlerat e të djathtës (VIDEO)

Nikola Kedhi, drejtor i Instituti Konservator Shqiptar, ACI, shpjegoi në studion e MCN TV fokusin e punës së tij. Kedhi tha se themelimi i këtij thin-tanku lindi nga dëshira e mirë për të promovuar vlerat e së djathtës.

Në Shqipëri nuk ka pasur një think-tank të mirëfilltë. Ne jemi institut konservator. Qëllimi është për të ndihmuar qendrën e djathtë, veçanërisht Partinë Demokratike. E djathta shqiptare ka një histori. Të gjitha punët e mira që janë bërë në këtë vend janë bërë prej saj. E djathta shqiptare ka kaluar sfida, sidomos 3 vitet e fundit. Shoh që ka një vullnet të mirë të të gjitha palëve për të shkuar të njerëzit.

PD në dekadën e fundit doli nga shinat e së djathtës. Sidomos gjatë drejtimit të zotit Basha. Me rikthimin e zotit Berisha pati një vullnet për të kthyer vlerat konservatore në parti. Nisi me këtë vullnet të mirë për ta futur PD në shinat e së djathtës. Këtu vjen dhe ndihma jonë për të promovuar vlerat e së djathtës.

E majta i grupon njerëzit, në mënyrë që ta heqë vëmendjen nga individi. E majta thotë, ne do rrisim taksat që t’i paguajmë çdo gjë individit. E djathta sheh individin dhe potencialin e tij për të çuar shoqërinë përpara. Sa më i vogël të jetë shteti, aq më mirë funksionon tregu privat.

Kedhi tha se instituti do të merret me politikë dhe prodhon politikë. Ai u bëri thirrje demokratëve që duan të marrin sërish shtëpinë e tyre, që të bëjnë betejën e tyre.

E djathta është më mirë seç ishte para një viti. Mendoj se sot gjendet në një situatë të tillë: ka kaluar 10 vite nën një sulm të pashembullt nga brenda dhe nga jashtë. Janë përpjekur ta shkatërrojnë atë dhe atë çfarë ajo përfaqëson. PD është e lidhur pazgjidhshmërisht me simbolin e antikomunizmit.

Të përndjekurit dhe pronarët që u persekutuan për gati 50 vjet nuk duhet ta lënë vendin bosh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy