Drejtonte makinën i dehur dhe shkakton aksident, arrestohet polici në Korçë

Drejtonte makinën i dehur dhe shkakton aksident, arrestohet polici në Korçë

Arrestohet një efektiv policie në Korçë, nën akuzën e drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt, për shkak se ishte në gjendje të dehur dhe shkaktoi një aksident. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Elbasan - Korçë arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, Inspektor R.XH., 58 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Ai dyshohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Sot rreth orës 17:25, duke drejtuar mjetin në rrugën nacionale Korçë- Bilisht, është përfshirë në aksident rrugor me dëme materiale, me një mjet tip furgon. Nga testet e kryera në vendngjarje ka rezultuar se punonjësi i policisë kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara. Ai ishte duke shkuar për të marrë detyrën. Materialet procedurale do t’i përcillen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy