Protesta e deputetëve në Strasburg/ Shehu: Vendi po detyrohet të kalojë drejt diktaturës, kemi nevojë për mbështetje (VIDEO)

Protesta e deputetëve në Strasburg/ Shehu: Vendi po detyrohet të kalojë drejt diktaturës, kemi nevojë për mbështetje (VIDEO)

31 deputetë nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe Partia Republikane po protestojnë sot para selisë së Parlamentit Europian.

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live nga Strasburgu se Shqipëria ka nevojë të mbështet dhe të ndihmohet për t’u kthyer në rrugën e demokracisë, duke shtuar se është kjo arsyeja pse po protestohet sot.

Shqipëria ka nevojë të mbështetet, të ndihmohet për t’u kthyer në rrugën e demokracisë. Shqipëria është para një rreziku madhor, kthimi në diktaturë, kthimi drejt lindjes dhe largimit nga Europa.

Jemi në një moment të vështirë, jo thjesht për opozitën por për Shqipërinë. Shqipëria po detyrohet të kalojë drejt diktaturës. Kemi Berishën të burgosur politikë. Patë para dy ditësh mënyrën banditeske si u rrëmbye ish-Presidenti, si u tërhoq zvarrë, si u ndalua në rrugë, gjëra që nuk ndodhin kurrë në një vend demokratik dhe janë elemente të thella të shkeljes së demokracisë së një vendi.

Prandaj jemi këtu sot, para këtij Parlamenti, ara kësaj godine të shenjtë të Europës, për të protestuar, por edhe për të kërkuar ndihmën e tyre për të ndaluar revanshin e diktaturës në Shqipëri.

Deputetët mbajnë në duar pankarta në të cilët shkruhet “Free Berisha”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy