Çfarë po ndodh në Suedi, shpërndahen 4.7 milionë fletëpalosje për banorët si të përgatiten për luftë

Çfarë po ndodh në Suedi, shpërndahen 4.7 milionë fletëpalosje për banorët si të përgatiten për luftë

Suedia do të dërgojë fletëpalosje për 4.7 milionë familje me udhëzime se çfarë ata duhet të bëjnë në rast lufte.

Sipas BBC që citon zyrtarët vendas, këto broshura do të shpjegojë se si ata të përgatiten për sulmet terroriste, kibernetike dhe katastrofat natyrore.

Publikimi i tyre vjen pas shqetësimeve mbi aktivitetet ushtarake të Rusisë, rritjes së terrorizmit si dhe lajmeve të rreme. Udhëzime të ngjashme u shpërndanë gjatë Luftës së Dytë Botërore por printimi i tyre u ndalua në vitet ’80, sipas mediave vendase.

“Ka një kërcënim shumë më kompleks me ndryshimet e klimës, sulmet terroriste dhe manipulimin e informacionit. Njerëzit duhet të mësojnë dhe të dinë se sit a menaxhojnë këtë” tha Christina Andersson nga Agjencia Suedeze për Kontingjencat Civile për gazetën ‘Aftonbladet’.

Në vitet e fundit, Suedia ka rritur shpenzimet ushtarake, duke cituar përkeqësimin e situatës së sigurisë në Evropë, veçanërisht në lidhje me rolin e Rusisë në konfliktin në Ukrainës.

Në vitin 2016, Suedia rivendosi një prani të trupave në ishullin Gotlan në detin Baltik për shkak të shqetësimeve mbi stërvitjet ushtarake të Moskës, dhe po diskuton nëse do të lëvizë më pranë aleancës ushtarake të NATO-s. Vitin e kaluar vendi riparaqiti rekrutimin ushtarak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy