Vasili: Dje shqiptarët humbën kryeministrin, atë e fitoi krimi

Vasili: Dje shqiptarët humbën kryeministrin, atë e fitoi krimi

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale në lidhje me votimin dje në Parlament, ku maxhoranca hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit. Vasili thotë se krimi fitoi kryeministrin dhe shqiptarët e humbën.

“Krimi fitoi publikisht kryeministrin, shqiptarët pa kryeministër. Kriminalizim i qeverisjes u vulos me votimin e djeshëm të maxhorancës së Rilindjes. Ky votim është një faqe e zeze e pashlyeshme moralisht dhe politikisht për kryeministrin, që ka derdhur tonelata të tëra morali, hipokrizie dhe dëngla puritanizmi në publik e kudo gjetkë. Sot edhe shqiptari më indiferent e ka shumë të qartë se në krye të qeverisë është një hipokrit pa principe, hyzmeqar të krimit, të shkretuar nga idetë dhe të boshatisur nga morali dhe integriteti njerëzor. Dje krimi fitoi publikisht një mik kryeministër, qytetarët humbën përfundimisht kryeministrin, ndërsa media zbuloi sharlatanin arrogant të trembur nga fjala e lirë”, shkruan Vasili.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy