Maliqi: Dita e sotme ishte një dështim i plotë për BE-në! Problemi është më i thellë se vetoja bullgare

Maliqi: Dita e sotme ishte një dështim i plotë për BE-në! Problemi është më i thellë se vetoja bullgare

Studiuesi Agron Maliqi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se secila palë në Bullgari po përpiqet t’ia hedhë fajin tjetrës. Gjatës komentit të tij Maliqi tha se propozimi francez për vendet e Ballkanit sjell dy problematika kryesore dhe shtoi se dita e sotme mund të konsderohet një dështim i plotë i BE-së.

Në Bullgari është bërë një lloj gare hedhja e fajësisë, qoftë opozita, qoftë kryeministri po mundohen të heqin nga vetja fajësinë, dhe ia hedhin topin njëri-tjetrit. Mund të ketë një lëvizje në ditët në vijim, por do të jetë e vështirë.

Propozimi francez krijon probleme, rrezikon stabilitetin e qeverisë në Maqedoni dhe e dyta më problematikja, precedent që po krijohet me vendosjen e kushteve bilatereale që s’kanë të bëjnë me kriteret.

Këto kushte që nxirren në moment të fundit  krijojnë  probleme në të ardhmen.

Dita e sotme mund të konsiderohet një dështim i plotë për BE-në edhe pse po mundohet ta paketojnë ndryshe. Ukraina dhe Gjerogjia po marrin mbështetje simbolike, por kur po shohin për BP dhe ata nuk kanë shumë shpresa.

Maliqi tha se se nëse problem do të ishte i gjithi tek vetoja bullgare atëherë do të ishte problem vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por sipas studiuesit as Kosova nuk pa ndonjë shenjë pozitive.

Shqipëria duhet ta ndjekë interesin e vet, është legjitime që të kërkojë çdo rrugë që i hap rrugën Shqipërisë. Është i dobishëm solidariteti po Shqipëria shikon interesin e vet.

Po të ishte vetëm vetoja bullgare do ishte problem vetëm Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut, por sot as Koosva nuk mori shenjë pozitive për vizat. Problemi duket më i thellë se vetëm Bullgaria.

Është një debat i madh franko-gjerman për të ardhmen e Evropës e ne jemi viktima anësore.

 Është legjitime që Tirana ta fillojë ta artikulojë e ka bërë me të, por nuk besoj se do të hasë në mbështetje, besoj se vendet e BE kanë frikë se mos e izolon Maqedoninë, nuk besoj se do të mbështet, më mirë do ishte që Shqipëria të vazhdojë frymën e solidaritetit.

Rama asnjëherë nuk i shmanget mundësive të PR, por gjithsesi mllefi është legjitim dhe dikush duhet ta thotë.

Pashë zëra në Maqedoni që e mbështesnin Ramën dhe po kritikonin kryeministrin maqedonas. Nuk mendoj se vendet e Ballkanit nuk duhet të ngrenë zërin.

Ky nuk ishte një takim për vizat e Kosovës, por pritej që mund të vendoset në deklaratën përfundimtare, po sot e pamë që nuk ka as deklaratë përfundimtare. Kosova i ka përmbushur kushtet teknike, por mbetet leva e fundit e presionit në dialogun me Serbinë. Rolin kryesor e ka Franca.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy