“Dua të votoj në 2025”, Lleshi: Vota e diasporës, çështje vullneti politik

“Dua të votoj në 2025”, Lleshi: Vota e diasporës, çështje vullneti politik

Emigrantët kanë kërkuar të drejtën e votës në zgjedhjet e vitit 2025. Diaspora Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar ka organizuar protesta për sensibilizimin e klasës politike shqiptare për t’i dhënë të drejtën shqiptarëve në Diasporës të votojnë. Një e tillë është mbajtur edhe pasditen e kësaj të shtune para ambasadës sonë ne Londër.

Arian Lleshi, një prej organizatorëve të protestës, tha në një lidhje Skype se gjithçka varet nga vullneti politik, pasi propozimet janë gati.

Janë mbi 200 mijë shqiptarë në Londër. Propozimet ligjore janë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ka një vendim të Kushtetueses që pret të zbatohet. Parlamentarët tanë kanë nevojë për ndërgjegjësim për t’u thënë se ne duam të përfshihemi.

Jemi më shumë te vullneti sesa te teknikalitetet.

Do të donim të ishim pjesë e dialogut, por mbledhjet janë me dyer të mbyllura.

Jemi diaspora më e madhe në botë, në raport me popullsinë. Të mos përfshish shumicën në votim është absurde. Jemi dy shtetet e vetme në Europë që nuk garantojmë votën e diasporës.

Është e turpshme që në 34 vite demokraci nuk e kemi bërë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy