Rabeta: Investimi në obligacione është i përshtatshëm edhe për individët. Shqiptarët i shfrytëzojnë fondet e investimit (VIDEO)

Rabeta: Investimi në obligacione është i përshtatshëm edhe për individët. Shqiptarët i shfrytëzojnë fondet e investimit (VIDEO)

Gazetari Lorenc Rabeta tha në studion e MCN Economy se obligacionet 10-15 vjeçare janë të përshtatshme edhe për individët, por më së shumti mbetet një domain i bankave, i fondeve të investimit dhe i institucioneve që e kanë këtë treg.

Megjithatë Rabeta thotë se nuk është totalisht e vërtetë që shqiptarët nuk e kanë kulturën e investimit në obligacioni dhe këtë e tregon që në një periudhë të caktuar 40 mijë shqiptarë investuar në fondet e investimit.

Është mjaft i përshtatshëm për segmentin e individëve, por gjithsesi mbetet domain-i i bankave, i fondeve të investimit, i institucioneve që e kanë këtë treg dhe që kanë dhe shumat e nevojshme të parave për të investuar në këtë treg. Një individ, thjesht nga ideja që do të mbyll paratë për 15-20 vite, pavarësisht se e ka lirshmërinë t’i tërheqë paratë në një moment të caktuar, sërish trembet.

Për këtë obligacionin 20-vjeçar pati interes të jashtëzakonshëm, vetëm pak ditë më parë u emetua, kam përshtypjen se qeveria emetoi 15 milionë euro. Ndërkohë që shuma në dispozicion e vënë nga institucionet, nga fondet, nga bankat ishte 45 milionë euro. Kjo uli dhe normën që gjithsesi mbeti e lartë, ishte rreth 6.8%.

Shumë shqiptarë kanë kursime, kemi dhe emigrantë që kanë sjell kursime dhe i mbajnë këtu, mund t’i vendosin në këtë instrument investimi. Mbetet domain-i i bankave dhe institucioneve të tjera financiare. Pati interes të lartë.

Besoj se do të kemi një tjetër emetim të këtij lloji, në mars, një emetim tek 10 milionë euro,  pres të ketë përsëri interes të lartë nga institucione, më pak se individët.

Duhet të mbyllësh sytë për 15-20 vjet, kush është i gatshëm lum ai. Duhet të ulet një person sa para ka për t’i mbyllur për kohë të gjata kohore. Secili mund të bëjë një vlerësim shumë të thjeshtë.

Thonë që shqiptarët e kanë të reduktuar këtë kulturë, por jo. Unë kam përshtypjen se ka një informacion mes individëve të caktuar dhe praninë e këtij informacioni ma tregon se kemi pasur në momentin më të mirë, 40 mijë shqiptarë që kanë investuar në fondet e investimit. Bankat ia blejnë këto obligacione dhe ia shesin klientëve të vet. Shqiptarët kërkojnë fonde të tilla investimi, bile aty ku i gjejnë i përdorin, i shfrytëzojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy