Rama-mediave: Filtroni çfarë thoni, do t’u bëjmë atë që nuk ua rrok imagjinata

Rama-mediave: Filtroni çfarë thoni, do t’u bëjmë atë që nuk ua rrok imagjinata

Kryeministri Rama ka paralajmëruar se qeveria do të bëjë “ atë që nuk ua rrok imagjinata” në rast të atyre që ai i konsideron shkelje të kryera nga mediat.   

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata! Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar! Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së zakonshme të një pjese të madhe të sferës suaj!”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë ditëve që pasuan tërmetin e javës së shkuar, Rama ka qenë shpesh kritik me mediat, madje në takimin e djeshëm të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit i quajti ato skandaloze.

Mediat janë skandaloze, shumë prej tyre në kohën që njerëzit janë në panik. Jo vetëm skandaloze, por është kriminale madje, sepse bëhet fjalë për psikozën e një populli të tërë. Kanë ikur njerëz nga Tirana e Durrësi, kanë ikur nga terreni. Me ato gënjeshtra e sharlatanizma që dëgjon, njeriu thotë këtu ka ardhur fundi i botës”, tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy