Sazani në flakë, 70 forca në terren për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Sazani në flakë, 70 forca në terren për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët. Pjesa lindore e ishullit  dhe vendi i quajtur “Plazhi i gjeneralit” ka marrë flakë duke djegur pisha dhe shkurre.

Forcat e Rojës bregdetare si dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura po punojnë për shuarjen e flakëve.

Kjo është e dyta herë që pishat dhe bimësia në ishull digjen nga pakujdesia.

Burimet i thanë MCN TV se 40 ushtarë të FA dhe 30 punonjës të ADZM ndodhen në ishullin e Sazanit për shuarjen e flakëve. Terreni është shumë i vështirë, ndërkohë që për shuarjen përdoren mjete rrethanore, kryesisht degë peme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy