
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se janë konfirmuar dy raste të variantit Delta të Covid-19 në vend.
Përmes një njoftimi, autoritetet vendase bëjnë me dije se 22 mostra të dyshuara ishin dërguar për analizë në Berlin dhe prej tyre rezultuan dy pozitive me variantin Delta.
Gjithashtu më tej, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se dy rastet e identifikuara tashmë janë shëruar dhe ndodhen në shtëpi.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Sot kemi pranuar të dhënat nga 22 mostrat pozitive të dërguara në Institutin e Virologjisë të Klinikës Unversitare Charite në Berlin, prej të cilave janë identifikuar 2 (dy) mostra me variantin Delta (B.1.617.2) të SARS-CoV-2.
Të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi.
Izolimi i tyre ka përfunduar. Ekipet e Institut Kombëtar të Shëndetit Publik, tashmë kanë gjurmuar të gjitha burimet dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve.



