
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë atë që e konsiderojnë si përpjekje mashtruese të Rusisë për të aneksuar territorin sovran të Ukrainës.
Deklarata u bë nga presidenti amerikan Joe Biden duke siguruar se “Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë Kievin me armë dhe diplomaci”.
“Stuhia” e re e sanksioneve të SHBA-së kundër Rusisë për aneksimin e Donbass dhe dy rajoneve të tjera të Ukrainës, ka në shënjestër dhjetëra kompani në sektorët e teknologjisë dhe mbrojtjes, qindra deputetë, mbi 900 drejtues dhe krerët e bankës qendrore ruse.



