Është hedhur këtë të dielë në Dublin të Irlandës shorti për kualifikuesit e Kampionatit Europian “Euro 2020”, i cili do të zhvillohet në disa shtete të ndryshme.
Kombëtarja shqiptare do të jetë në Grupin H, ku do të ketë përballë kundërshtare jo të lehtë, për të arritur edhe njëherë misionin e kualifkimit për në fazën e grupeve.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri italian, Kristian Panucci, do të kenë në grup Kombëtaret e Francës, Turqisë, Islandës, Moldavisë dhe Andorrës.
Një short ku Shqipëria do të provojë të gjitha shanset për të bërë të mundur përsëritjen për një tjetër kualifikimin historik në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, edhe pse nuk do ta ketë të lehtë pasi kundërshtarët në letër janë më të fortë se kuqezinjtë.
Ndërkohë, Kosova është pjesë e Grupit A, ku do të ketë përballë kundërshtare tepër të fortë.
Në këtë grup spikat përfaqësuesja e Anglisë duke vijuar më pas me Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.
Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Bernard Shalond mund të arrijë kualifikimin për në Euro 2020, në rast se arrtin që të fitojë në Play Off-in e Ligës së Kombeve dhe duke u renditur e para në Ligën D.
Eliminatoret e kampionatit “Euro 2020” do të startojnë në muajin mars të vitit 2019 dhe do të mbyllen në muajin nëntor të vitit të ardhshëm.



