
Ngjarja si një triller filmash, me protagonistë jo skenaristë dhe aktorë, u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.
30-vjeçarja u qëllua për vdekje brenda makinës nga ajo që bashkëshorti i saj, Naim Murseli, tha se ishte grabitje.
Teksa vrasja e Liridona Murselit ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, po organizohen marshime, në shenjë solidariteti për rastin, por dhe për të dënuar dhunën dhe vrasjen në familje dhe shoqëri.
Kësisoj nesër në Tiranë do të organizohet një marshim kundër feminicidit.
Marshimi do të nisë të dielën në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.



