Për të përgatitur një maskë të mirë mjafton të keni në shtëpinë tuaj çdo lloj karote dhe do të shihni se ajo do të jetë një produkt shumë i thjeshtë për t’u përgatitur.
Në fillim qëroni karotat dhe i lani me ujë të rrjedhshëm.Pas kësaj, i prisni në copa dhe kalojini në mikser derisa të keni një pure pothuajse të lëngshme. Përbërës tjetër i rëndësishëm në këtë proces është shtimi i mjaltit, ku nga pureja e dy karrotave nevojiten dy lugë mjaltë.
Mjalti është një produkt shumë i mirë ushqyes, i pasur më lëndë ushqyese dhe mbi të gjitha krejtësisht natyrshëm.
Kështu, hidhni mjaltin që ju duhet te pureja e karotave dhe me një lugë druri përziejeni derisa të keni një masë kompakte.



