Takimi me KFOR-in/ Rakiç: Kemi dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve serbë

Takimi me KFOR-in/ Rakiç: Kemi dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve serbë

Pas takimit me përfaqësuesit e KFOR-it dhe ambasadorët, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha se u ka përcjellë dy kërkesa si kusht për tërheqjen e serbëve nga ndërtesave në komunat në Veri.

Kërkesat tona janë që sherifët - siç e quajnë veten - të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t'i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e Komunës, përreth Komunës, të tërhiqen në Jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiçi, duke folur nga Zveçani.

Misioni i KFOR-it në Kosovë u ka bërë thirrje palëve të përmbahen nga veprimet që nxisin tensione ose shkaktojnë përshkallëzim të situatës. Protestuesit para Komunës së Zveçanit, kanë vendosur flamur të Serbisë në një autoblindë të Njësitit Special të Policisë së Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy