Danimarka propozon ndalimin e shitjes së cigareve për të lindurit pas vitit 2010

Danimarka propozon ndalimin e shitjes së cigareve për të lindurit pas vitit 2010

Danimarka ka zbuluar planet për të ndaluar shitjen e cigareve dhe produkteve të nikotinës për çdo shtetas të lindur pas vitit 2010.

Masa synon të parandalojë gjeneratën e ardhshme të danezëve që të prekin çdo formë duhani, tha në një konferencë për shtyp Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke.

"Nëse është e nevojshme, ne jemi gati të ndalojmë shitjet për këtë gjeneratë [të lindur në 2010] duke rritur gradualisht kufirin e moshës së blerjes," tha Heunicke.

Sipas rregullave aktuale, shtetasve danezë nën moshën 18 vjeç u ndalohet blerja e duhanit ose pirja e cigareve elektronike.

Por rreth 31% e njerëzve të moshës 15-29 vjeç ende pinë duhan, tha Heunicke.

Ministri i Shëndetësisë shtoi se duhani është shkaku kryesor i kancerit në vendin nordik, duke shkaktuar 13,600 vdekje në vit.

Sipas një sondazhi nga Shoqata Daneze e Kancerit, 64% e të anketuarve janë në favor të planit për të ndaluar shitjen e cigareve për ata që kanë lindur pas 2010. Midis 18-34-vjeçarëve, 67% e të anketuarve ishin pro .

Në dhjetor, Zelanda e Re njoftoi se do të ndalonte gradualisht shitjen e duhanit nga viti 2027 duke rritur moshën në të cilën mund të blihet.

Në Danimarkë, qeveria socialdemokrate synon gjithashtu të trajtojë konsumimin e alkoolit tek të rinjtë.

Autoritetet planifikojnë të rrisin kufirin e moshës për blerjen e pijeve alkoolike nga 16 në 18 për të gjitha pijet që përmbajnë më pak se 16.5% alkool.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy