
Dy vëllezërit Likaj, Erlini 19 vjeç dhe Almiri 14 vjeç, ishin të ftuarit në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, për të folur për videot që krijohen dhe postohen në TikTok.
Ata rrëfejnë pasionin e tyre dhe faktin se të bërit viral përmes reklamimit të bizneseve, i bën ata të veçantë duke krijuar video me ngjarje të veçanta.
Në mundohemi të bëjmë video kreative, p.sh., unë kam ‘probleme’ dhe ky më jep zgjidhje. Kemi reklama në biznese, kurse unë editoj videot. Idetë i krijojmë me tekst, pastaj të merr vorbulla vetë.
Unë mendoj të vazhdojë shkollën në marketing. Ideja është që në Shqipëri puna që unë bëj nuk ka ardhur akoma, fusin një reklamë, japin lekët dhe kaq, por krijimi i contentit kjo është e ardhmja.
Mënyra se si marketohet një biznes në rrjete sociale, ne bëjmë video që u fusim elemente që të klikohet më shumë.
Videot shkojnë që në fillim 100 mijë views e sipër, pastaj ke krijuar emër, futesh direkt në algoritëm, pastaj fusim element viral, bëjmë eksperiment në video.
Nga një biznes mund te marre 500 € dhe u krijoje contentin, 10 video në ditë që bëhen.



