
Italia ka regjistruar 11.831 raste të reja me Covid nga 67.174 tamponë të kryer vetëm në 24 orët e fundit.
364 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 74.985.
Rajoni më i goditur vijon të mbetet Veneto, me 3.165 të infektuar në 24 orët e fundit, duke u ndjekur nga Emilia-Romagna me 2.035 të infektuar.
Deri më tani në shtetin fqinj janë vaksinuar 46.506 qytetarë,të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës.



