Braho flet për gazetarët: Nga çështja “Balluku” te Ermal Beqiraj, 21 janari dhe inceneratori i Tiranës

Braho flet për gazetarët: Nga çështja “Balluku” te Ermal Beqiraj, 21 janari dhe inceneratori i Tiranës

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka folur për gazetarët lidhur me disa prej çështjeve më të rëndësishme që janë aktualisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, duke dhënë detaje për zhvillimet në dosjen “Balluku”, hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres, rastin e Ermal Beqirajt, 21 janarin, inceneratorin e Tiranës, si dhe materiale të tjera që kanë mbërritur në SPAK. 

 

I pyetur për kontrollet e kryera në kuadër të çështjes “Balluku” dhe se për çfarë bëhet fjalë, Braho u shpreh: 

 

 Është çështje në hetim dhe unë nuk ndaj informacion. Është një nga çështjet më të rëndësishme për shkak të cilësisë së subjektit, por edhe volumit të veprimeve hetimore. Kur të përfundojnë hetimet edhe ne do të jemi të plotë në atë që ka ndodhur dhe nuk ka ndodhur. Kaq mund të ndajmë për momentin.

 

SPAK shkoi me kërkesë. Kuvendi mori një vendim. Vendimi nuk ishte ai që kërkuam, por vendimi është detyrues. Hetimet për rastin kanë vijuar, madje kanë ecur më tej. Unë nuk mund të them nëse do të ketë një kërkesë tjetër. Vendimi është i kushtëzuar edhe nga rrethanat e reja, por edhe argumentet në vendimin e Kuvendit.

 

Braho u pyet edhe nëse në SPAK ka mbërritur ndonjë draft për qëndrimin mbi imunitetin e funksionarëve të Bankës së Shqipërisë. 

 

Nuk ka ardhur një draft në SPAK, që të japim qëndrim mbi imunitetin e funksionarëve të Bankës së Shqipërisë. Në parim mendoj se vendosja e imuniteteve nuk e pengon hetimin, por është një mbrojtje e panevojshme.”

 

I pyetur nëse SPAK kishte dijeni për lokalizimin në Francë të Ermal Beqirajt dhe se çfarë po ndodh me personat e tjerë në kërkim, Braho deklaroi: 

 

Prokuroria në çdo rast merr vendimin e gjykatës, ia çon organit që ka për detyrë ekzekutimin. Nuk ka qenë veprim i rastësishëm. Grupi hetimor prej disa javësh ka qenë në kontakt me autoritetet franceze. Ka pasur informacion. Ai ka qenë i lokalizuar prej disa javësh. Nuk ka qenë qëllimi vetëm tek arrestimi, por edhe tek veprime të tjera hetimore. Në ditët në vijim do të keni informacion zyrtar. Kaq mund të ndaj sot.

 

 I pyetur nëse do të sekuestrohen aeroplanët e Beqirajt, Braho tha: 

 

Do keni një njoftim. Ne kemi kërkuar të sekuestrohen jo vetëm ato, por edhe pasuri të tjera.

 

Për pyetjen nëse rasti i Beqirajt është i vetmi rast kur SPAK ka lokalizuar persona në kërkim, Braho tha: 

 

SPAK merr informacione të ndryshme të personave në kërkim. Nuk mund të them sa informacione dhe për kë persona. Qëllimi është t’i gjejmë dhe të ekzekutojmë masën e sigurimit.

 

I pyetur pse nuk ka funksionuar përgjimi parandalues dhe pse ky seksion në BKH nisi me vonesë, Braho tha shkurt: 

 

Nuk ka ndonjë problematikë të tillë.

 

Sa i takon çështjes së 21 janarit, Braho u shpreh: 

 

Është çështje në hetim. Nuk mund të them më shumë.

 

Për çështjen e Agron Shehajt, kreu i SPAK tha: 

 

Ka një kallëzim nga Kuvendi. Çështja është në verifikim.

 

I pyetur për materialet e “Albanian Files” që kanë mbërritur në SPAK, Braho tha: 

 

Ka dy materiale që kanë mbërritur në prokurori. Jemi në fazë verifikimi. Nuk mund të jap më tepër detaje. 

 

Braho u pyet edhe se cila është dosja me progresin më të madh për të cilën SPAK ndihet krenar. 

 

Është periudhë e shkurtër për të dalë në përfundime. Më vjen mirë që çështjet ndaj disa zyrtarëve të lartë kanë përfunduar me dënime, që tregon se kanë qenë të provuara. Nga hetimit, do të sillja në vëmendje goditjen e 2 grupeve kriminale në muajin qershor. Kanë progres disa çështje që nuk janë ende publike. Çështja ndaj ish-zv. KM ka ecur me ritëm shumë të mirë.

 

I pyetur për qytetarët që prej 60 ditësh protestojnë dhe kanë pritshmëri të larta ndaj SPAK, Braho tha: 

 

Unë i kuptoj pritshmëritë e publikut, por SPAK e kufizon punën e tij nga çfarë kërkon ligji dhe çfarë ka në dosje.

 

Për pyetjen se çfarë e bën të vështirë për SPAK çështjen e inceneratorit të Tiranës, Braho u shpreh: 

 

SPAK me gjithë çështjet e inceneratorëve ka dërguar një numër të lartë të pandehurish në gjyq. Palët mund të kenë pretendime të ndryshme. Ka ende një fraksion të saj në fazë hetimi. Prokurori ka vlerësuar se ka nevojë për hetime të tjera. Janë bërë hetime edhe sa i takon zbatimit të kontratës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy