Tomorri: KESH shet energji më lirë se çmimi në bursë dhe blen më shtrenjtë! Bursa s'ka për të qenë ndonjëherë 100% funksionale

Tomorri: KESH shet energji më lirë se çmimi në bursë dhe blen më shtrenjtë! Bursa s'ka për të qenë ndonjëherë 100% funksionale

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se në mënyrë kontante KESH në procedurat e ankandeve shet energji më lirë se çmimi në bursë dhe blen më shtrenjtë. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Tomorri tha se KESH shet energjinë më lirë se çmimi referues në bursë pasi në çastet e mbiprodhimit, kompanitë private që hyjnë në ankande e shitjes së energjisë i ofrojnë vetëm 2 alternativa, ose të zbrazët ose të shesë me çmimin që ofrojnë ata. "Çmimi i bursës shqiptare nuk është referues se aty bëjnë transaksione vetëm kompanitë publike të energjisë. Kanë hyrë dhe 4-5 kompani private, por nuk janë ende aktive në tregtimin e energjisë. Marrim si referim, çmimi me të cilën shitet energjia në bursën hungareze që është referencë dhe për rajonin. KESH shtet energji më lirë se çmimi referues në bursë, por kjo ka një sërë shkaqesh, një prej të cilave është fakti që në çastet e mbiprodhimit, kompanitë private që hyjnë në ankande e shitjes së energjisë e dinë që KESH është në pozicion të vështirë se ka vetëm dy alternativa, ose do zbrazë ose do shesë me çmimin që ofrojnë ata. Është gangrenë që nuk po gjen zgjidhje, KESH në procedurat e ankandeve shet energji më lirë se çmimi në bursë dhe blen më shtrenjtë". "Thelbi është pse ne vazhdojmë të bëjmë ankande, apo tendera energjie akoma, kur duhet të kishim një bursë dhe pse kjo nuk funksionon. E kam thënë dhe më parë që bursa nuk kishte për të qenë plumbi magjik që do zgjidhte problemin e sektorit të energjisë . E para për mënyrën si u gatuar, kur u hodh idea për krijimin e kësaj strukture ishte dy kompani norvegjeze që do e bënin që u larguan në 2021 dhe bursa na mbeti prodhim shqiptar. KESH me KEK u bashkuan për të krijuar bursën. Bursat që të jenë funksionale duhet të jenë të mëdha, të ketë shumë prodhues, blerës dhe tregtar. Bursa nuk ka për të qenë funksionale 100% që çdo kilovat që shitet duhet të kalojë përmes bursës".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy