Megan Rapinoe, ylli i futbollit femëror që refuzon ftesën e Trump

Megan Rapinoe, ylli i futbollit femëror që refuzon ftesën e Trump

Megan Rapinoe, ylli i futbollit femëror, pas dy penalltive kundër Spanjës që i dhanë ShBA-së vend në çerekfinale të Kupës së Botës të Premten, kur u pyet nëse do të shkontë në Shtëpinë e Bardhë në rast se ftohej për të festuar fitoren, ka thënë jo.

"Bah, nuk shkoj në …Shtëpinë e Bardhë", është përgjigjur ajo duke sharë. (Disa nga shokët e saj gjithashtu kanë thënë se nuk do të marrin pjesë.)

Trump e ka quajtur "mungesë respekti" nga ana e saj për vendin dhe flamurin.

Rapinoe ka shpjeguar se ajo nuk do të donte që suksesi i ekipit të futbollit të femrave të ShBA-së, i cili ka qenë në ballë të fushatave për barazi, të  lidhej me "një administratë që nuk ndihe në të njëjtën mënyrë” dhe nuk "lufton për të njëjtat gjëra për të cilat luftojmë".

Lojtari e famshme tha se u qëndronte komenteve të saj - me përjashtim të sharjes. "Nëna ime me siguri është mërzitur për këtë", u shpreh ajo.

Lindur në Redding të Kalifornisë, ajo ka pesë vëllezër e motra dhe do të festojë ditëlindjen e saj të 34 të premten e ardhshme.

Aktualisht luan për për Seattle Reign FC si mesfushore dhe anësore dhe është një aktiviste për të drejtat e LGBT-së, që kur u deklarua më 2012.

Kur zjarret vdekjeprurëse shpërthyen në qytetin e saj verën e kaluar, ajo ndihmoi në mbledhjen e fondeve dhe lëvdoi ekipet e shpëtimit që shpëtuan dhjetëra nga flakët.

Në mediat sociale, përveçse për futbollin dhe markën e saj të modës, ajo është active edhe për të tërhequr vëmendjen ndaj politikës dhe çështjeve të ndryshme.

Në vitin 2016, ajo filloi të gjunjëzohej gjatë himnit kombëtar në mbështetje të lojtarit NFL Colin Kaepernick, i cili refuzoi të qëndrojë për këngën.

Protesta ishte e jashtëligjshme sipas autoriteteve amerikane të futbollit, por Rapinoe tha se nuk mund të "qëndronte ", ndërsa amerikanë të tjerë ishin viktima të brutalitetit vdekjeprurës të policisë.

"Kjo është për shkak të respektit maksimal për flamurin dhe premtimin që ai përfaqëson dhe kam zgjedhur për ta demonstruar në këtë mënyrë", shpjegon ajo. /Sipas EuroNews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy