
Shkrimtarja Eva Gavani vjen para lexuesve kësaj radhe ndryshe përmes një libri për fëmijë.
E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, autorja shpjegon se libri me përralla është një dedikim për fëmijët që para gjumit duan përrallat e dashura për ta.
Libri nis me një dedikim për gjyshërit që çdo natë u tregojnë përralla nipërve dhe mbesave të tyre.
Unë njihem prej 25 vitesh si një poete, por kësaj radhe vij përmes përrallave nga Shtëpia botuese “Erik” që bëri të mundur botimin e librit.
“Peshku i artë” nuk është i përbërë nga përralla të gjata që i lodhin fëmijët.
Libri ka tre përralla dhe dy të parat kanë tre përrallëza në tri situata ku vendosen personazhet.
Një mikja e imja tha që nipërit e mi i mori gjumi me librin tënd. Këtë doja se libri në fakt përmes çdo përralle ka një mësim, fëmija futet në interaktivitet duke lexuar atë.



