Një 32-vjeçar u gjet i vetëvarur në oborrin e shtëpisë së tij. Ende janë të paqarta rrethanat që e çuan të riun drejt vetësakrifikimit, ndërsa nga verifikimet paraprake nuk rezultoi ndonjë shenjë dhune në trup.
Vetëm 24 orë pasi në Tiranë një 69-vjeçar vrau veten me pistoletë, një tjetër rast i ngjashëm është regjistruar në kryeqytet. Kësaj radhe bëhet fjalë për një 32-vjeçar, i cili u gjet pa jetë në oborrin e shtëpisë. Nga burimet zyrtare të Policisë së Tiranës mësohet se Gerard Avxhia, banues në rrugën “Besim Alla”, u gjet i vetëvarur rreth orës 06.45. Familjarët nuk arritën t’ia shpëtonin jetën, pasi ishte tepër vonë. Në vendin e ngjarjes mbërritën efektivët e policisë, të lajmëruar nga të afërmit e 32-vjeçarit dhe nga verifikimet e para nuk rezultoi të kishte ndonjë shenjë dhune në trup. Ende mbetet i paqartë motivi i kësaj vetëvrasjeje, ndërsa po u morën dëshmitë e familjarëve rreth gjendjes shëndetësore të 32-vjeçarit. Kjo është vetëvrasja e dytë brenda 24 orëve që ndodh në Tiranë, pasi dje pranë Thesarit të Shtetit në 69-vjeçar me origjinë nga Përmeti dhe banues te Fresku qëlloi veten me plumb në gojë, pasi ishte larguar nga puna.



