
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi akuzoi këtë të shtunë Prokurorinë e Posaçme se po bën përpjekje për të fshehur fakte për skandalin e inceneratorit.
Këllëçi tha se një tjetër person është i përfshirë në aferë, Merila Luga. Kjo e fundit sipas Këlliçit nuk është hetuar ndonëse është ekonomiste e Stela Gugalljas dhe një nga drejtueset e bordit të Kompanisë së Mirel Mërtirit të regjistruar në Bullgari EM-Kapital e që ka kryer transaksione me kompanitë e lidhura me kryebashkiakun Veliaj. Për më tepër sipas Këlliçit burri i Merila Lugës është arrestuar për evazion fiskal me inceneratorin e Tiranës.
Sipas Këlliçit lidhja e shkurtër mes Mirel Mërtirit, Stela Gugalljas dhe Merila Lugës është deputeti Socialist Plarent Ndreca. Ky i fundit sipas Këlliçit ka qenë ortak në biznes me vëllain e bashkëshortit të Merila Lugës.
Drejtuesi politik I PD, paralajmëroi se në ditët në vijim do të publikojë të tjera të shkelje ligjore të Ndrecës i cili sipas tij po fsheh pronat në jug të Shqipërisë.



