Një 13-vjeçar është porceduar penalisht në në Berat, pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me një vajzë 6-vjeçare. Rasti është denoncuar në polici nga nëna e vajzës, një 22 vjeçare me iniciale M.Zh.
“Në Berat, më datë 15.11.2016, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.S., 13 vjeç, banues në Berat, pasi në bazë të kallëzimit të shtetases M.Zh 22 vjeçe, banuese në Berat, dyshohet se shtetasi K.S ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijën e saj shtetasen S.H., 6 vjeçe, banuese në Berat”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në gjini ose nën kujdestari”.



