Kur fëmijët përjetojnë fatkeqësi të forta, të shpeshta ose të zgjatura pa mbështetjen e duhur të ndonjë specialisti, kjo mund të ketë pasoja negative serioze dhe të qëndrueshme në zhvillimin kognitiv (ndryshe procesi i të menduarit tek fëmijët) dhe rregullimin emocional, që potencialisht mund të ketë ndikim gjatë gjithë jetës në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijës. Ndiqni në “EuropeIN” nga Blerina Goce rrëfimin personal të një vajze në prag të adoleshencës, e cila vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.



