Britania miraton vaksinën Moderna kundër Covid për moshën mbi 12 vjeç

Britania miraton vaksinën Moderna kundër Covid për moshën mbi 12 vjeç

Rregullatori shëndetësor i Britanisë ka miratuar vaksinën Moderna kundër Covid për fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç, disa javë pasi vaksinës Pfizer iu dha drita jeshile për të njëjtin grup.

Njoftimi nga Agjencia Rregullatore e Produkteve të Mjekimit dhe Shëndetësisë (MHRA) vjen pasi u njoftua se 16 dhe 17-vjeçarëve në Angli do t'u ofrohej një dozë e parë e një vaksine Covid-19 deri të hënën 23 gusht, para rihapjes së shkollave.

MHRA tha se i takonte Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) të këshillonte qeverinë nëse fëmijëve të grupmoshës 12-17 vjeç duhet t'u jepet vaksina Moderna.

Duke dhënë miratimin për përdorim në Angli, Skoci dhe Uells, MHRA tha se vaksina e njohur edhe si vaksina Spikevax ishte "e sigurt dhe efektive në këtë grupmoshë". Moderna tashmë është e autorizuar për përdorim tek fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç në Irlandën Veriore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy