Dule: Protesta bashkoi njerëz që nuk bëhen bashkë kollaj (VIDEO)

Dule: Protesta bashkoi njerëz që nuk bëhen bashkë kollaj (VIDEO)

Avokatja Irena Dule thotë se më shumë sesa përmasat në shesh, protesta e tre javëve të fundit para Kryeministrisë ka rëndësi për frymën e saj përbashkuese. 

 

Nga pozitat e mia si eksperte e ligjit, janë kushtetuese kërkesat e protestës. Dëgjoj që thuhet se kjo qeveri ka marrë votat dhe ka detyrime ndaj votuesit. Marrja e votave nuk është kartë për të abuzuar me ligjin. Ajo që vihet re në protestë nuk është aq numri sa aftësia për të bashkuar njerëz që nuk bëhen bashkë kollaj. Ajo që i bashkon është mungesa e meritokracisë. Vihet re që edhe shtresa e mesme është pjesë e saj. Profesionet e lira janë aty. 

 

Lidhur me ligjin për zonat e mbrojtura, ajo tha se ka shumë shkelje. 

 

Unë e kam ndjekur nga afër procesin ligjvënës dhe mund të them se aty mblidhen bashkë të gjitha shkeljet e procedurave. Procese të bëra pa konsultim publik, pa marrë ekpsertizë. Përtej ligjeve, edhe dhënia e lejeve. Shkeljet janë të gjithanshme në këto procedura. 

 

Duke iu rikthyer sërish protestës, Dule theksoi se ajo mbetet ndër më të bukurat të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri. 

 

Protesta është mjet demokratik. Kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e opozitës. Do ishte mirë që kjo të ndodhte që të bëhemi dëshmitarë të hapjes së proceseve të tjera. 

 

Është një nga protestat më të bukura. Mbi të gjitha pjesëmarrja e shtresës së mesme, ajo që zakonisht del për dinjitet. 

 

Kjo protestë është shumë larg një organizimi të dirigjuar. Protesta e ka pasur suksesin e vet, edhe sikur nesër të mbyllet. Po flitet për zona të mbrojtura dhe territor, që deri dje shumë pak njerëz i njihnin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy