Inxhinieri palestinez i Hamasit është vrarë nga "Mossadi" pas një sulmi në kryeqytetin malajzian

Inxhinieri palestinez i Hamasit është vrarë nga "Mossadi" pas një sulmi në kryeqytetin malajzian

Një profesor palestinez dhe anëtar i organizatës militante të Hamasit është vrarë në rrugët e kryeqytetit malajzian, Kuala Lumpur.

Familja e Fadi al-Batsh, 35 vjeç, ka akuzuar agjencinë e spiunazhit të Izraelit, Mossad, se qëndron pas vrasjes së tij të shtunën.

Zyrtarët malajzianë thanë se të dyshuarit besohet se kanë lidhje me një agjenci të huaj të inteligjencës.

Izraeli ende nuk kanë komentuar vrasjen, por sipas BBC Hamasi ka akuzuar Izraelin për kryerjen e vrasjeve të ekspertëve të tij jashtë vendit, megjithëse Mossadi nuk ka konfirmuar kurrë veprime të tilla.

Një tjetër rast i kohëve të fundit përfshinte vrasjen e një shtetasi tunizian, i cili besohet të jetë një ekspert i avionëve të Hamasit në 2016.

Fadi al-Batsh po dilte nga banesa e tij që ndodhet paranë një xhamie të shtunën kur ai u sulmua.

Dy persona të armatosur me një motoçikletë kanë gjuajtur 10 herë mbi të, duke e vrarë atë në vend, tha shefi i policisë së Kuala Lumpur Mazlan Lazim.

"Hetimet paraprake gjetën katër plagë me armë zjarri në trupin e viktimës. Dy shënja plumbash u gjetën në vendin e ngjarjes," shtoi ai në një deklaratë.

Shefi i policisë tha se pamjet e CCTV treguan të dyshuarit, të cilët më pas ikën nga vendi i ngjarjes, por suipas tij ata kishin pritur rreth 20 minuta në zonë përpara se të sulmonin zotin Batsh.

 Batsh, kishte jetuar në Malajzi për disa vjet dhe ishte pedagog në inxhinieri elektrike.

Hamasi tha se një nga anëtarët e tij ishte "vrarë", duke e përshkruar atë si një "martir", një term që përdor zakonisht për njerëzit e vrarë nga forcat izraelite. Megjithatë, ata nuk hodhën akuza të drejtpërdrejta ndaj Izraelit për vrasjen.

Besohet se Izraeli ka vrarë edhe anëtarë të grupeve militante jashtë vendit në të kaluarën.

Në 1997, agjentët e Mossadit zhvilluan një përpjekje të dështuar për të vrarë udhëheqësin e Hamasit Khaled Meshaal në Jordani duke spërkatur helmin në veshin e tij.

Gjithashtu, agjensia e spiunazhit besohet të ketë qenë pas vrasjes së militantit të lartë të Hamasit, Mahmud al-Mabhuh, i cili vdiq në një hotel në Dubai.

Por Izraeli kurrë nuk ka konfirmuar ose mohuar përfshirjen në vrasjen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy