Një avion është rrëzuar rreth orës 12:30 në zonën e Vërmoshit, në kufirin ndarës të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare janë nisur drejt vendit të ngjarjes për verifikime të mëtejshme.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa drejt vendit të ngjarjes është nisur policia.



