Gazetari Sokol Bregu në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Fier ku një tjetër i ri ka humbur jetën si pasojë e një konflikti të nisur nga rrjetet sociale.
Ai tha se rrjetet sociale na janë kthyer në një problem shumë të madh dhe se është shoqëria ajo që po prodhon të tilla krime. Sipas tij shoqëria është në pikat që nuk mban më dhe demonstron drama të tilla.
Ka pasur fyerje gjatë gjithë kohës nuk mendoj se do shkonte situata deri këtu por të rinjtë janë gjaknxehtë dhe sot ata përballen të armatosur. Ka ndikuar mënyra se si shohin idhujt e tyre dhe historitë ndjekin njëra tjetrën dhe kjo është një nga dramat më të mëdha të shoqërisë shqiptare.
Nuk bëjmë dot fajtor as familjet, por shoqërinë e agravuar që na sjell histori të tilla të herë pas hershme dhe ne nuk i ndalim dot. Ka një debat të fortë tre ditë dhe pastaj mbyllet, këtu po ndodh ajo historia çudia më e madhe tre ditë zgjat.
Rrjetet sociale na janë kthyer në një problem shumë të madh dhe nuk duhet ti biem shkurt qe fajin e ka familja sepse familja nuk e ka të mundur të të privojë nga çdo gjë teknologjike, por është shoqëria. Konfliktoheshim dhe ne në rininë tonë, por gjithmonë ishte një mposhtje fizike dhe jo me armë.
Agresiviteti i shoqërisë sjell të tilla histori. Është në shoqëri që mëkaton nga mëngjesi në darkë dhe në fund të bënë moral se kush është përgjegjësi. Nuk e di pse shoqëria shqiptare është kaq e axhituar dhe problematike, shoqëria është në pikat që nuk mban më dhe demonstron një dramë të tillë që ikën një 19 vjeçar.



