Zgjedhja e presidentit në Kosovë, deputeti i Vetëvendosjes: Do të ishte aventurë e rrezikshme të mos votohej Vjosa Osmani (VIDEO)

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, deputeti i Vetëvendosjes: Do të ishte aventurë e rrezikshme të mos votohej Vjosa Osmani (VIDEO)

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola e ka cilësuar si aventurë të rrezikshme mosvotimin e Vjosa Osmanit si Presidente të Kosovës. Përmes një lidhje Skype për edicionin e lajmeve në MCN TV, Gola  tha se zgjedhja e Osmanit presidente ka qenë edhe projekt i fushatës elektorale pasi siç u shpreh ai “ajo ka një mbështetje të madhe popullore”.

“Çfarëdo kalkulimi nga opozita në kundërshtim me 14 shkurtin është në funksion të bllokimit funksional të jetës në Kosovë dhe kjo do të shkaktojë bllokadë totale sepse do të mbesim edhe pa president”, shtoi më tej ai.

Intervista e plotë e Ardian Golës në MCN TV:

Sikurse e parashikon kushtetuta, por edhe pas thirrjes që vendet e Kuintit bënë për zgjedhjen e presidentit, ai mendoni se do të ecë ky proces? A do të mund t’i marrë votat e duhura Vjosa Osmani?

Gola: Kur shtohet thirrja edhe nga ndërkombëtarët për të konsoliduar institucionin e tretë më të rëndësishëm atëherë thirrja bëhet edhe më e qartë. Tashmë kemi një qeverisje që do të qeverisë në interes të qytetarëve dhe jo në interesat klienteliste të koalicionit. Në qeverisjen e saj Vetëvendosje duhet të jetë e drejtë. Kjo është një fazë e re dhe tashmë e tutje do të kemi rrjedhë normale të politikëbërjes.

Bazuar në programin qeverisës, cilët do të jenë hapat me urgjentë që do të ndërmarrë qeveria për vendin. A është çështja e vaksinimit një ndër to?

Gola: Po patjetër, pandemia është gjendje emergjente që sipas ekspozesë që bëri një ditë më parë Kurti do të jetë me prioritet. Po ashtu dialogu me Serbinë apo siguria nacionale, do të jenë pika për të cilat është kërkuar bashkëpunim edhe me opozitën. Presim që këto të konsolidohen në plane veprimi dhe të miratohen në parlament dhe të mbështeten nga opozita.

A mendoni se me zgjedhjen e Kurtit kryeministër, çështja e dialogut do të mund të lëvizë më shpejt, për të konkluduar në njohje të ndërsjellë?

Gola: Pozicioni dialogues i Kosovës ka degraduar ndër vite. Ka një degradim sistematik dhe në këtë pozicion Vetëvendosje do të ketë vështirësi të shtuar në rivendosjen e një pozicioni përballë Serbisë. Shoh ndonjëherë partitë opozitare që pyesin lidhur me kushtet për Serbinë. Kjo mund të krijojë presione në procesin negociues. Qeverisa Kurti do ta ketë të vështirë vendosjen e një raporti me Serbinë, por unë besoj si qytetar dhe si deputet besoj se Albin Kurti do të kthejë një raport negociues në raport me Serbinë.

Të rikthehemi edhe një herë tek zgjedhje e presidentit. Çfarë do të ndodhë në rast të kundërt, nëse Vjosa Osmani nuk zgjidhet?

Gola: Nuk besoj që opozitës i konvenohen zgjedhjet. Zgjedhjet e fundit ishin një mësim për të mos eksperimentuar dhe të mos futemi në aventura. Çfarëdo kalkulimi nga opozita në kundërshtim me 14 shkurtin është në funksion të bllokimit funksional të jetës në Kosovë dhe kjo do të shkaktojë bllokadë totale sepse do të mbesim edhe pa president. Do të përfundojmë në një gjendje inerte. Do të ishte një aventurë e rrezikshme të mos votohet Osmani për Presidente sepse ka qenë projekt edhe i fushatës elektorale sepse ajo ka edhe një mbështetje të madhe popullore. Do të ishte një përmbyllje e mirë, ndryshe do të jetë aventurë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy