Një person ka humbur jetën pasi ka shfaqur shqetësime dhe komplikime shëndetësore teksa ndodhej në burgun e Fierit.
Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Simon Toska, lindur dhe banues në Mallakastër i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për vdekjen e të burgosurit është bërë një infarkt.
Ka qenë shoku i dhomës ai që ka konstatuar problemin shëndetësor të 51-vjeçarit, duke njoftuar autoritetet e burgut për ta dërguar në spital.
Por pavarësisht tentativave për t’i ardhur në ndihmë, 51-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Fierit.



